Kryetari i PD, Lulzim Basha u takua me ministren austriake të BE dhe Kushtetutës, Karoline Edstadler, ku objekti kryesor i diskutimit ishin zgjedhjet e 25 Prillit.
“Fushata e tjetërsimit të vullnetit të zgjedhësve që drejtua nga qeveria në bashkëpunim me persona që janë nën hetim për bashkëpunim me krimin e organizuar, dhe personave në listën e zezë të SHBA apo dhe tek familjarë të personave që u nxorën jashtë nga ligji i dekriminalizimit dhe që sot janë pjesë e listës së deputetëve të PS- ishte një nga shkeljet e rënda të procesit të 25 prillit me të cilat Basha e njohu ministren austriake”, thuhet në njoftimin e PD-së.
Më tej, PD nënvizon: “Manipulimet masive që i janë bërë procesit zgjedhor, përmes shitblerjes së votës, përdorimit të personave me precedentë kriminal, përdorimit të paligjshëm të administratës, vjedhjes dhe përdorimit kriminal të të dhënave personale të shtetasve nga PS, përdorimit të paligjshëm, masiv dhe sistematik të parave të buxhetit të shtetit për tjetërsimin e vullnetit të qytetarëve, punësime masive te paligjshme me kontrata të përkohshme në sektorin publik si dhe përdorimin e legalizimeve për vota- ishin disa prej krimeve zgjedhore që çuan në tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve”.
‘Gjatë takimit kryetari demokrat e njohu ministren austriake dhe me faktin që PD dhe kandidatët e saj kanë depozituar në SPAK dhe në prokuroritë e rretheve rreth 180 kallëzime për të cilat deri më sot nuk ka patur asnjë reagim”, thuhet në deklaratë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje