Politike

Basha në Ballsh: Merrni në dorë fatet tuaja më 16 shkurt

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me qytetarët e Ballshit ka bërë thirrje për të rrëzuar Edi Ramën nga pushteti. Gjatë bisedave me qytetarët, Basha u shpreh se rrugët politike kanë mbaruar, ndërsa i ftoi që të marrin në dorë fatet e tyre, duke iu bashkuar protestës së 16 shkurtit.
“Rrugët politike kanë mbaruar, në datë 16 merreni në dorë fatet tuaja. Sot ne kemi vetëm fjalën, nuk kemi asnjë instrument ligjor. Duhet të kemi një qeveri kalimtare, ku vullneti juaj të marrë formë”, u shpreh Basha.
Basha bashkëbisedon me një naftëtar, i cili ka udhëtuar 140 KM nga Ballshi në Tiranë në këmbë për të kërkuar të drejtën e tij.
“Edi Rama erdhi dhe gënjeu 1 mijë punëtorë dhe u tha, do t’ju jap lekët dhe nuk u ka dhënë asnjë qindarkë”, u shpreh naftëtari.
Naftëtari ka ngritur shqetësimin e naftëtarëve dhe miratimin e statusit, ndërsa Basha premtoi se kur PD-ja të vijë në pushtet, gjëja e parë do merrni statusin e naftëtarit.
Një tjetër qytetar i kërkoi Bashës që të rrisë rrogat e policëve nëse vjen në pushtet, ndërsa kryedemokrati u përgjigj “policia duhet të bëjë punën njëherë pastaj të rrisim rrogën’.
Në datë 16 shkurt, Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën para Kryeministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë