Politike

Basha në Durrës: Kafshoja gjuhën kur hidhnin baltë ndaj meje, por tani nuk do hesht

Gazeta Si – Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me të rinjtë në Durrës, ka thënë se kur e akuzonin, ka heshtuar për hir të bashkimit të demokratëve.

Megjithatë, Basha shprehet se nuk do të heshtë më pas rezultatit të zgjedhjeve lokale të 14 Majit, teksa thotë se tani gjërat janë më keq.

“Nëse unë kam mbajtur heshtje duke respektuar dorëheqjen time për t’i dhënë një shans bashkimit, kam kafshuar gjuhën dhe kur hidhnin baltë ndaj meje për t’u bërë sebep për atë për të cilën e dhashë dorëheqjen, për t’i dhënë një shans bashkimit. Tani që ka ndodhur 14 Maji edhe që gjërat janë më keq, detyrimi i parë është të mos hesht. Njerëzit pyesin se a ka opozitë, a ka projekt dhe shumica thonë që nuk ka. Detyra e secilit është të ju them se ka një rrugë, ka një shpresë, më shumë se sa një projekt dhe një vizion se si mund të dalim të ja rikthejmë Shqipërinë-shqiptarëve. Ne nuk jemi pakicë”.

Sipas Bashës, “më 14 Maj, numri i atyre që kanë folur me heshtje, është më i madh se ai rezultat që ka marrë çdo forcë politike. Grupi më i madh braktisën zgjedhjet, këta ka vetëm të humbur, nuk ka të fituar. Nuk jemi pakicë, numri që nuk dolën në zgjedhje, janë shumica”. – tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë