Kryedemokrati Lulzim Basha ka vijuar takimin e radhës me studentë dhe pedagogë të Universitetit të Durrësit. Ashtu si ka vepruar në qytete të tjera, Basha i ka ftuar të rinjtë durrsakë që të marrin pjesë në protestën e 16 marsit para Kryeministrisë. Ai ka lëshuar akuza në adresë të Vangjush Dakos, i cili, sipas tij, duhet të ishte në burg.
“Protesta e studentëve solli më herët pranverën dhe i parapriu këtij zgjimi kombëtar dhe bashkimit të shqiptarëve që kanë marrë tashmë vendimin. Zot në shtëpinë e shqiptarëve nuk do jenë më kriminelët, por do jenë vetë shqiptarët. Rama u kap në flagrancë duke vjedhur vota, ndërsa Vangjush Dako e ka vendin në burg. Dako u pasurua në kurriz të qytetarëve”, tha ndër të tjera Basha.
Po ashtu, kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se deputetët e rinj që po zëvendësojnë opozitën shiten e blihen si bagëti në tregun e Milotit.
“Shikoni si e trajton parlamentin, si banja publike. Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti, sesa shitblerja, e të ashtuquajturve deputetëve të opozitës së re si të ishin bagëti”, u shpreh Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje