Politike

Basha në Kurbin: Ne ju japim fjalën se deri me 25 Prill çelësat i ka Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte në Kurbin në turin e tij me përfaqësues të biznesit dhe qytetarë.

Basha njoftoi për planin pesë pika të rimëkëmbjes për këto gjashtë muaj që PD ka propozuar, duke nënvizuar se zgjidhja nga opozita do të vijë vetëm pas 25 Prillit.

Sepse siç thotë Basha, çelësat deri atë muaj i ka kryeministri Edi Rama.

 “Ky po e shtyn ekonominë në greminë. Pritet që edhe 40% e shqiptarëve t’i shtohen të varfërve. Pse, sepse paratë shkojnë për oligarkët. Këtë do ta zgjidhim së bashku me votë.

Rama vazhdon t’i japë paratë oligarkëve. Ne duam që lekët tuaja të vijnë tek ju.

Pas 25 prillit kemi zgjidhje të tjera. Deri në 25 prill çelësat i ka ky, duam apo nuk duam. Ne kemi vetëm fjalët dhe propozojmë zgjidhje.

Është kriminale që t’ju lenë pa bukë dhe përditë japin miliona euro për oligarkët.  Ne sot kemi vetëm fjalën, por ju siguroj se nesër do të bëjmë më shumë”, tha Basha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë