Politike

Basha në Rrogozhinë: Na jepni votën me 6 mars, ju sjellim ndryshimin  

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me qytetarë të Rrogozhinës për t’u kërkuar mbështetjen për kandidatin Ferdinand Saraçi.

Pas takimit me disa prej tyre, Basha u shpreh se beteja kryesore e PD-së është për fëmijët dhe familjet shqiptare.

“Motivi jonë kryesor për këtë beteje, jeni ju dhe fëmijët. Të gjithë këta burra që sheh këtu, shumë janë të rinj prej tyre, falë zotit. Dhe ma mbush zemrën që ka të rinj që mbështesin luftën për ndryshim, por gjithë këta të tjerët që janë prindër, këtë betejë nuk e bëjnë për vete, e bëjnë për fëmijët, për të rinjtë. Kështu që mos e dorëzoni shpresën, na u bashkoni të dielën, edhe në rrugë derisa të fillojë ndryshimi i vërtetë. Këtë të diel të bëjmë zgjedhjen e duhur për Rrogozhinën. Dhe do jem nen shërbimin tuaj siç do keni Ferdinand Saraçin”, tha Basha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë