Pas Tiranës, Lulzim Basha ishte këtë të shtunë pasdite në një takim me të rinjtë në qytetin e Shkodrës.
Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se e vetmja mënyrë për të shpëtuar Shqipërinë nga situata ku ndodhet sot është që të rinjtë të mbushin sheshet dhe rrugët me pankarta, për t’i thënë jo të keqes.
Basha u shpreh më tej se, gjëja e parë që duhet konstatuar është që rinia të nxitet të marrë pjesë në votime por edhe në procesin politik.
“Shkodra kurrë nuk është përkul para arrogancës së pushtetit. Diktuarës dhe as para arrogancës së pushteteve në tërësi. Kjo e bën sëmbimin edhe më të madh. Jam i bindur për ju, bashkë e juaj, qytetarët e Shkodrës, ata që s’janë banorë, por e shohin Shkodrën si një etalon.
Kur më thanë për këtë mundësi bashkëbisedimi me ju, pata një reflektim të thellë, duke pas parasysh këtë rrethanë, por në Shkodër unë e ndjej dhe se kam subjektive, ky lëndim është më i madh.
Pata një moment kur thash si i bëhet, me ardh në Shkodër pas 14 majit. Edhe kur lëndohesh, edhe kur të sëmbon diçka, nuk ka rrugë tjetër përveç të përballesh me lëndimin me shkakun e lëndimit.
Pas kësaj nuk pata asnjë dilemë dhe mendova u bë një kohë e gjatë, pak më shumë se një vit që kur kam qenë në një takim të tillë në Shkodër dhe e dyta, padiskutim që unë besoj se më të mira do të vijnë, por s’ka pse të presim për ditë më të mirë, por të punojmë për ditë më të mira.”, u shpreh ndër të tjera Basha.
Gjatë një takimi me të rinjtë e Shkodrës, Basha theksoi se u tërhoq para një viti për t’i dhënë shansin një paqëtimi, dhe se priste që hapi i tij do të ndiqej edhe nga Sali Berisha me qëllim që të fitonin demokratët.
Megjithatë, Berisha vendosi të mos sakrifikohej sikurse Basha, reflektim nuk pati dhe 14 maji është rezultati, sipas ish-kryedemokratit. Gjërat janë më keq, thotë Basha, dhe për të do të ishte e pafalshme që t’u kthente shpinën demokratëve në momente të tilla.
“Unë nuk jam shkëputur sepse doja të shkëputesha. Vendimin e para një viti e kam marrë kur për interesa personale, brenda familjes tonë politike nisi një luftë e padrejtë që dëmtonte interesat e demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve.
Në një moment kam marrë vendimin për t’u larguar që kjo luftë të mos vazhdonte më dhe t’i jepja shansin një paqëtimi sepse i vetmi që fitonte nga kjo luftë ishte kundërshtari ynë politik.
Një vend nuk mund të funksionojë pa opozitë. Një vend po opozitë mos e jetofshi kurrë, një vend pa opozitë është diktaturë.
Prej një viti ça ndodhi? Gjërat shkuan si mos më keq. Prisja për reflektim por nuk ndodhi, kur u tërhoqa unë ai nuk bëri një hap pas. Nuk kam asnjë pishman që kam marrë atë vendim sepse sprova e lidershipit është që kur vijnë momente të tilla, duhet të tërhiqesh. Kur vijnë momente të tilla, kur vijnë punët ngushtë, në të tilla raste matet lidershipi. Nëse sakrifikon veten e vetë apo të tjerët. Është lidership i rremë ai që sakrifikon të tjerët.
Për t’iu kthyer dorëheqjes time, sepse pyetja ishte e drejtpërdrejtë dhe kërkon një përgjigje të drejtpërdrejtë. Unë bëra një hap pas që të kishte një moment reflektimi, por reflektim nuk pati. Gjërat janë më keq, 14 maji tregon se gjërat janë më keq. Unë kur dhashë dorëheqjen u premtova shumë demokratëve se nuk do t’iu ktheja shpinën. Ajo që kishim shpresuar nuk ka ndodhur dhe në këtë moment për mua do të ishte e papranueshme dhe e pafalshme nëse nuk do t’i qëndroja fjalës që iu kam dhënë demokratëve dhe shumë miqve, që nuk do t’iu ikja përgjegjësive të mia”- tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje