Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi fushatën përmbyllëse në qytetin e Shkodrës.
“…Qeveria e pas 25 prillit do të jetë qeveria e Shkodrës dhe e Vlorës, e Korçës dhe e Durrësit dhe unë do të jem kryeministri i gjithë shqiptarëve.
Dua të falënderoj nga zemra e t’ju uroj edhe në emër të të gjithë shkodranëve socialistëve të zhgënjyer që do të votojnë numrin 9, do të bëhen një me vëllezërit e motrat tona sepse nuk ka shqiptarë që nuk e di më se e vetmja mënyrë për ndryshim është vota masive popullore për numrin 9. Dhe largimi përfundimtar i Edi Ramës nga skena politike. 8 vite dështim. 8 vite mjerim. Përgjigjen do ta marrin me votë në kutitë e votimit…
Ora po afron që Shkodra të marshojë kryelartë me destinin dhe fatin që i ka caktuar historia prijëse e demokracisë, prijëse e fitores… Nuk ka forcë ta ndalë dhe të dielën masivisht në kutitë e votimit duke votuar numrin 9. Bashkë për Shqipërinë…”, tha Basha gjatë tubimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje