Politike

Basha në Shkozet: Dy muaj pas tërmetit, banorët nuk kanë marrë bonusin e qirasë

Lulzim Basha u rikthye në Shkozet, ku thotë se dy muaj pas tërmetit ka gjetur banorë që ende nuk kanë marrë bonusin e qirasë dhe po paguajnë faturën e dështimit dhe të propagandës së Edi Ramës.

Në njoftimin e shpërndarë nga Partia Demokratike, thuhet se “banorët folën të revoltuar se pallati i tyre është shumë i dëmtuar, por bashkia pa bërë vlerësim me ekspertizë, u ka thënë të futen brenda”.

“Nuk ka asnjë ndryshim, ka dy muaj. As vlerësim të dëmeve, dhe as faturën e dëmeve. Kemi vetëm llafe dhe vetëm propagandë. Jam shumë i shqetësuar, sepse kjo po fillon të futet në dimensionin e tretë të krizës. E para shëndeti i të sëmurëve, të moshuarve dhe të fëmijëve, e dyta gjendja e biznesi për të cilën dua të njihem realisht se çfarë po ndodh dhe impaktin që ka në ekonominë e Durrësit dhe e treta, ndërkohë që fillon viti buxhetor, lëvrohen 150 milionë dolarë për oligarkët, ndërsa për njerëzit presin konferencën e donatorëve për të dhënë bonuset e qirasë dhe për të dëmshpërblyer shtëpitë”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë