Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka nënshkruar një marrëveshje me Shoqatën PROEKSPORT ALBANIA (Fasonistët/Prodhuesit e veshjeve dhe këpuceve) mbi zhvillimin e eksportit, punësimit dhe teknologjisë së sektorit.
Në dokumentin e publikuar, Basha premton 25 milionë euro si instrument garancie, për të mundësuar kredi të buta për huamarrje apo nevojat për kapital qarkullues, për ndërmarrjet e sektorit të cilat duan të shndërrohen nga ndërmarrje që punojnë me material porositës në ndërmarrje eksportuese të produktit “Made in Albania”.
10 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë, në formën e një instrumenti të ndarjes së kostove, që do të mbështese sektorin (ndërmarrjet eksportuese) për pjesëmarrje në panaire ndërkombëtare, studime, konsulence dhe informacion për tregjet ndërkombëtare, me synim kryesor rritjen e eksproteve “Made in Albania”.
5 milionë euro si mbështetje e drejtpërdrejtë, në formën e një instrumenti të ndarjes së kostove, për implementimin e standardit ISO dhe Rregullat Teknike të domosdoshëm për produktin “Made in Albania”, të destinuar për eksport.
Sipas dokumentit, një marrëveshje e tillë ishte domosdoshmëri, pasi fasoneria sjell 9% të të ardhurave të PBB-së dhe ka të punësuar 12% të popullsisë në vend. 95% e punonjësve janë femra dhe synohet zhvillimi i qëndrueshëm dhe i balancuar ekonomiko-social i vendit.
“Në kushtet kur, si rezultat pandemise Covid 19: Sektori i veshjeve dhe kepuceve është humbësi më i madh në punësim në Shqipëri, duke sjelle një humbje mbi 180 milionë euro për sektorin si dhe largimin e detyruar nga puna të mijëra punonjësve të industrisë, kryesisht gra e vajza të kualifikuara”,-thuhet në dokument.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje