Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka publikuar video ankesën e një sipërmarrësi, për të treguar se biznesi po vuan pasojat e rënda të krizës së pandemisë.
“Ndërsa ndihma ka munguar, biznesi vazhdon të paguajë taksa të cilat nuk i kthehen në shërbime. Biznesi po shkon drejt rrënimit dhe ka nevojë për një plan mbështetjeje. Koha nuk pret”, shkruan ai duke postuar edhe videon.
Në video, një sipërmarrës artizan thotë se, ai paguan 12 taksa dhe tarifa.
“Ne paguajmë 3 herë TVSH-në e materialit, një herë te distributori i madh, e dyta që furnizohem unë dhe e treta kur ja çojmë klientit. Tarifa e energjisë është shumë, shumë e lartë. Është 30% më shtrenjtë seç ka qenë.. Ne nuk marrim asnjë farë rimbursimi asgjë. Ne mbijetojmë domethënë… Marrim kredi për të paguar taksat”, thotë ai përmes videos
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje