Politike

Basha: Vullneti i popullit, në kutitë e votimit. Fitore për Aleancën për Ndryshim

Kishte paralajmëruar një deklaratë për shtyp në orën 20.00. Por Lulzim Basha doli një orë më vonë para një grupi të rinjsh që e prisnin në oborrin e selisë së PD-së.

Deklarata e Bashës ishte e shkurtër, pa nota euforike, edhe pse tha se Aleanca për Ndryshim ka fituar.      

“Faleminderit gjithë qytetarëve të Shqipërisë që zgjodhën ndryshimin. Kjo është nje fitore e qartë për popullin shqiptar, një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim.

Vullneti i popullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se komisionerët dhe numëruesit  do ta menaxhojne proçesin me përgjegjësi dhe durim dhe sipas ligjit.

Sic kam thënë në fillim të fushatës, në fund të këtij proçesi Shqipëria fiton”, tha ai.

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë