Politike

Basha, pensionistëve: Pas 25 prillit do t’ju rimbursojmë paketën anti-Covid

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me një grup pensionistësh, në njësinë nr 4 Tiranë.

Pas shqetësimit të shprehur të disa pensionistëve për pensionet e ulëta dhe frikën ndaj  COVID-19, kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha se  Partia Demokratike, prej javësh, i ka propozuar qeverisë një plan me 5 pika për përballimin e krizës, ku në një nga këto pika parashikohet edhe një bonus prej 20 mijë lekësh për çdo pensionist për të mbuluar shpenzimet e maskave dhe dezinfenktantëve.

Basha tha se, “gjatë gjithë kësaj periudhe pandemie, qeveria e Facebook-ut dhe Instagram-it ka dhënë miliona euro ne koncesionet korruptive për inceneratorët e plehrave, dhe ka lënë pa asnjë lloj mbështetjeje pensionistët dhe qytetarët e thjeshtë të këtij vendi”.

“Sikur të mos mjaftonin shpenzimet ekstra për maska dhe dezinfektantë, pensionistëve dhe shqiptarëve nuk iu rimbursohet paketa e ilaçeve për trajtimin e COVID-it, duke u kthyer në një barrë akoma më të rëndë atyre që kanë vuajtur apo po vuajnë nga ky virus i rrezikshëm për shëndetin”, nënvizoi Basha

Kryetari i Partisë Demokratike u premtoi pensionistëve se qeveria e re që do të dalë nga 25 prilli, do të përkrahë financiarisht pensionistët dhe do tu rimbursojë plotësisht paketën e anti-COVID.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë