Politike

Basha për arrestimet: Për Ramën ka nisur numërimi mbrapsht!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas arrestimeve dhe procedimeve të policisë në lidhje me protestën e opozitës, të mbajtur dje.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Basha shkruan se “nuk ka procedim që ndal PD-në dhe qytetarët për të përmbushur misionin që Shqipëria të bëhet si e gjithë Europa”. Ai shprehet se për kryeministrin Edi Rama ka nisur numërimi mbrapsh.

“Përdorimi i militantëve dhe ushtarëve të krimit në Polici për të goditur qytetarët dhe kundërshtarin politik është tipari më i qartë i këtij regjimi kriminal: Edi Rama ka ardhur në pushtet me ndihmën e bandave dhe ka zgjedhur të jetë me bandat kundër popullit”, thotë kreu i PD-së.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/vb.166424440075412/417649642375604/?type=2&theater

Basha shkruan se është i vendosur të mbrojë me “çdo mjet të drejtën për të protestuar, të cilën Shqipëria e fitoi pas 46 vitesh të diktaturës më të përgjakshme në Europë”.

“Numërimi mbrapsht për Edi Ramën dhe bandën në pushtet ka nisur!”, përfundon ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë