Politike

Basha për piknik, premton kampus universitar në Elbasan: Kam mbështetjen e BE

Lulzim Basha thotë se ka mbështetjen e besimin e europianëve dhe për ta ilustruar këtë gjatë një bashkëbisedimi me të rinj në qytetin e Elbasanit iu referua pjesëmarrjes në një tryezë diskutimi të organizuar nga Universiteti Modul i Vjenës disa ditë më parë me Komisioneren e BE-së për Arsimit, Mariya Gabriel.

Kjo tryezë shkaktoi reagimin e Kryeministrit Edi Rama që tha se ishte ndërhyrje e komisioneres në fushatë. Basha e përmendi edhe këtë fakt.

“Ajo që e bëri të paharrueshme ishte dhe reagimi I kryeministrit në ikje që u tërbua, tha se kjo është ndërhyrje në punët e brendshme. “Është ndërhyrje në fushatë”- tha. Jo nuk është ndërhyrje në fushatë por është shprehje e besimit që kanë evropianët tek rinia shqiptare dhe tek Partia Demokratike dhe tek planet tona që së bashku me ta t’i japim të rinjve dhe të rejave shqiptare të njëjtat mundësi të njëjtat mekanizma si rinisë europiane”, tha Basha.

Kryedemokrati ishte pjesë e një pikniku në zonën e Krastës në lindje të qytetit të Elbasanit. Këtu riktheu në kujtesë një projekt të hershëm të Partisë Demokratike.

“Tani nё kёtё vend ku ndodhemi sot këtu nё tё gjithё kёtё hapësira tё bukur qё ёshtё kaq afër qytetit tё Elbasanit, edhe këtu kemi patur njё plan. Unë kam një zotim: ekziston një koncept, një ide që këtë park të bukur këtu, sigurisht jo gjithë parkun, por një pjesë të parkut ta përdorim për të ndërtuar këtu një nga kampuset më moderne universitare të Shqipërisë”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë