Politike

Basha: Premtimi im, 700 euro rrogë minimale për mësuesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi një takim me mësues nga qytete të ndryshme të Shqipërisë, lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Nga ana e tij, Basha tha se Partia Demokratike prej javësh ka përsëritur thirrjen për testim masiv dhe të vazhdueshëm për mësuesit, si masë primare për parandalimin e infektimit në institucionet arsimore.

Kjo masë, sipas tij, si dhe pajisja e tyre e përditshme me maska, higjienizues dhe dezinfektim periodik të ambienteve mësimore, duhet të ishin marrë qysh prej fillimit të vitit shkollor.

Kryedemokrati përsëriti premtimin se qeveria e re e dalë nga 25 prilli, do të rrisë buxhetin vjetor për arsimin, duke synuar rrogën minimale 700 euro për mësuesit.

“Me planin tonë, gjëja e parë që do të bëjmë, është që niveli i financimit për arsimin në tërësi, duke përfshirë arsimin parauniversitar në veçanti, do të jetë jo më pak se në vendet e rajonit dhe do të synojë si përqindje të buxhetit, përqindjen e buxhetit si Bashkimi Europian. Qëllimi i përqasjes tonë do të jetë që brenda 4-vjeçarit tonë të parë, rroga minimale e arsimtarit shqiptar të jetë 700 euro në muaj, minimalja”, tha Basha


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë