Politike

Basha pret ambasadorët e BE: 25 prilli, asnjë lidhje me demokracinë

Lulzim Basha priti në selinë e PD-së këtë të mërkurë ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian me të cilët deklaroi më vonë përmes një deklarate të shkurtër në rrjetet sociale, ka ndarë shqetësimin e opozitës për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha thotë se ka njohur ambasadorët me shkeljet e rënda të gjetura në këto zgjedhje, që sipas tij nuk kanë asnjë lidhje me vlerat dhe demokracinë europiane, ku Shqipëria aspiron që të bëhet pjesë një ditë.

Kreu i PD e cilëson takimin si të frytshëm.

“Integrimi Europian i Shqipërisë🇦🇱 ka qenë dhe mbetet prioriteti kryesor i Partisë Demokratike, ndaj do të bëjmë gjithçka që vendi ynë të eci përpara në këtë rrugëtim kaq të rëndësishëm për qytetarët tanë.

Për ne BE do të thotë votë e lirë, pavarësi e institucioneve, liri dhe pavarësi e mediave, ndarje e politikës nga krimi dhe luftë ndaj korrupsionit. Pa këto nuk mund të ketë as zhvillim, as integrim dhe as demokraci.

25 prilli nuk kishte asnjë lidhje me demokracinë dhe për Partinë Demokratike nuk mund të quhet një kapitull i mbyllur. Prandaj ne do të kërkojmë deri në fund hetimin e krimeve zgjedhore, ndëshkimin e fajtorëve dhe kthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë