Lulzim Basha priti në një takim kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ku në përfundim tha se në qendër të diskutimit ishin zhvillimet e fundit dhe dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
“Partia Demokratike qëndron fuqimisht në të njëjtin pozicion sa i takon objektivit të këtij dialogu, që është njohja e ndërsjellët midis dy vendeve dhe në veçanti ndamë pikëpamjen se rikthimi i një koordinimi të fuqishëm midis Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një parantezë, një shans i mirë për të shtyrë përpara këtë dialog dhe për të tejkaluar pengesat”, tha ai.
Basha kërkoi nga pesë vendet e BE-së që nuk kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta bëjnë këtë pa vonesa, pasi siç tha, do t’i shërbejë forcimit të paqes dhe stabilitetit jo vetëm në Ballkan, por për vetë Europën.
Çështja e dytë që është diskutuar mes dy kryetarëve ka qenë lufta kundër korrupsionit, ndërsa Memli Krasniqin e sheh si burim nga ku duhet të frymëzohen të rinjtë në Shqipëri e Kosovë për t’u angazhuar e marrë përgjegjësi politike.
Kreu i PDK-së e vuri theksin te domosdoshmëria dhe roli i opozitës në të dyja vendet për të forcuar bashkëpunimin.
“Vlerësojmë që obligimet tona dhe përgjegjësitë tona për të thelluar këtë bashkëpunim ndërmjet shteteve tona janë detyra dhe përgjegjësi të përbashkëta”, tha ai.
Në fund, kreu i PDK-së çoi edhe një mesazh “thumbues” për klasën politike shqiptare, kur uroi që zgjedhjet e 6 marsit të jenë të lira e të ndershme dhe të gjithëpranuara.
“Ne si Kosovë besoj kemi të drejtë t’i japim vetës të drejtë të flasim për këtë çështje, sepse jemi të lumtur që si vend kemi arritur ta konsolidojmë procesin demokratik, edhe atë elektoral”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje