Politike

Basha pret në zyrë dy socialistë të zhgënjyer: Po vini tek shpresa

Dy të rinj socialistë dhe funksionarë të Bashkisë Durrës i bashkohen Lulzim Bashës, raportoi zyra e shtypit e Partisë Demokratike.

“Serian Mazreku dhe Ardit Kërtusha, dy aktivistë dhe figura të rëndësishme të socialistëve në qytetin bregdetar janë shprehur të trishtuar për kapjen e qytetit nga ato që ata i quajnë interesat e ngushta të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako. Mazreku, administrator i njësisë administrative Kënetë, u ka bërë thirrje të gjithë të afërmve të tij të mbështesin PD-në dhe të mos pranojnë lëmosha, duke nënkuptuar shitjen e votës.

Nga ana e tij, ish-kryetari i FRESSH për qytetin e Durrësit dhe së fundmi Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik dhe Jetësimit të Prioriteteve në Bashkinë e Tiranës, Ardit Kërtusha është shprehur se Durrësi ka mbetur peng i interesave të Dakos…”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD-së.

Nga ana e tij, kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha gjatë takimit me ta se, “më 25 prill nuk çlirohet vetëm Shqipëria, por edhe Partia Socialiste’.

Kalimin e tyre nga PS tek PD, kryedemokrati e quajti kalim nga “projekti i dëshpërimit në projektin e shpresës dhe shfaqje e besnikërisë së tyre ndaj Shqipërisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë