Politike

Basha pritet me ovacione në Këshill: Berisha si Enver Hoxha, themeloi lëvizje antiamerikane

Lulzim Basha është pritur me ovacione nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, i thirrur prej tij në një mbledhje të jashtëzakonshme këtë të diel, për të diskutuar e dhënë përgjigje përmes vendimmarrjes Kuvendit të Sali Berishës.

Agjenda e mbledhjes së Këshillit ishte e qartë. Pas shkarkimit të 11 kryetarëve të ditës nga Kryesia në mbledhjen e mbrëmjes së të shtunës, në Këshill u shtruar propozimi për shkarkimin e anëtarëve të Kryesisë që dolën në krah të Sali Berishës një ditë më parë dhe miratimi i një rezolute.

“Dje u themelua organizata e parë antiamerikane në 30 vite pas asaj të Enver Hoxhës”, u tha Lulzim Basha anëtarëve të Këshillit Kombëtar, në hyrje të prezantimit të rezolutës.

Rezoluta dënon lëvizjen e Sali Berishës, konfirmon 18 dhjetorin se vetmja datë për Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, mbështet kryetarin kryesinë, grupin parlamentar dhe gjithë vendimmarrjen e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë