Politike

Basha: Protestat do të fuqizohen nga dita në ditë

Pas protestës së 16 marsit para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se protestat do të vijojnë deri në largimin e qeverisë Rama.
Kreu i PD, i pyetur nga mediat për vendimin e Kolegjit të kryetarëve, tha se protestat do të fuqizohen nga dita në ditë derisa të arrihen zgjedhjet e lira dhe të ndershme.
“Do t’ju informojmë për çdo datë dhe për çdo zhvillim. Vendimi i Kryesisë është në fuqi, këto janë takime organizative. Protestat do të vazhdojnë dhe do të fuqizohen nga dita në ditë, nga java në javë, derisa të realizojmë atë që do çdo shqiptar. Zgjedhje të lira e të ndershme, një qeveri nga populli, për popullin dhe të popullit”, u shpreh kryedemokrati Basha.
Ende nuk ka një datë të përcaktuar se kur do të jetë protesta e radhës. Më 21 mars Kuvendi do të mbajë seancë plenare. Më herët, opozita ka deklaruar se do të protestojë para Kuvendit çdo herë që do të ketë seancë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë