Politike

Basha: Qytetarët flenë jashtë, Rama nuk prek milionat e oligarkëve

Lulzim Basha akuzoi Edi Ramën se këmbëngulja e tij për të mos prekur miliona që sipas kreut të Partisë Demokratike shkojnë në xhepat e oligarkëve, po e çojnë vendin në një krizë të thellë ekonomike dhe sociale.

“Banorët ne Hamallaj, Manzë dhe Radë vazhdojnë të flenë jashtë, në çadra ose në makina. Pavarësisht propagandës, shteti ështe inekzistent, ndërsa familjarëve tashmë u duhet të përballen edhe me përkeqësim të gjëndjes shëndetësore kryesisht të fëmijëve dhe të moshuarve për shkak të të ftohtit, shirave dhe mungesës së ngrohjes”, deklaron Basha.

Kreu i PD-së thotë se në rrugë të madhe në këto zona janë edhe disa banorë që kanë mbetur jashtë që prej tërmetit të 21 shtatorit.

Basha shton se 26 nëntori nxorri në pah dështimin, paaftësinë dhe sjelljen e pashpirt dhe kriminale ndaj pasojave të tërmetit të 21 shtatorit.

“Banorët më thanë se për faturën e ujit e të dritave shfaqën që në orët e para të mengjesit punonjësit e shtetit, ndërsa në fatkeqësi ata janë të braktisur e të injoruar. E ndërsa ankthi, pasiguria e qytetarëve, mbyllja e bizneseve, shkurtimi i vendeve të punës vazhdon, qeveria po përgatit vjedhjen e rradhës mbi rrënojat e tërmetit. Kjo qeveri është gati të sakrifikojë qytetarët, fëmijë e të moshuar vetëm të mos prekë 150 milionë dollarët që marrin oligarkët”, thotë kreu i PD përmes një postimi në Facebook.

“Tërmeti i 26 nëntorit i ka lënë vendin tërmetit të dështimit dhe shembjes së shtetit prej kartoni nga babëzia, korrupsioni dhe paaftësia”, mbyll reagimin e tij Lulzim Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë