Politike

Basha: Rama e ka humbur kontrollin, sillet nëpër Shqipëri me projekte 3D

Paralelisht me ngjarjen e rëndë në Elbasan ku mbeti i vrarë një person dhe plagosur dy të tjerë, kryetari i opozitës, Lulzim Basha ndodhej në Berat ku gjatë fjalës së mbajtur ai tha se Rama e ka humbur kontrollin.

Basha nuk u fokusua tek ngjarja por tek ajo që duhej bërë në Berat këto 8 vite të qeverisë “Rama”

“…E shikoni si sillet nëpër Shqipëri, me projekte 3D nën sqetull, me një thes tjetër me rrena me të cilat mendon se do të mashtrojë përsëri shqiptarët. Beratasit e zgjuar të japin ujë me bisht të lugës dhe më 25 Prill, 4 ditë na ndajnë nga fitorja më e thellë që do i prijë ndryshimit të vërtetë për Beratin, për beratasit dhe për gjithë Shqipërinë. Sepse ky qytet dhe kjo trevë i ka të gjitha. Ku janë premtimet për Beratin turistik, ku janë premtimet për subvencionet, për ullirin e famshëm të  Beratit, për vreshtarinë, për fermerët? Ku janë premtimet për infrastrukturën? 8 vjet rriti taksat, rriti çmimet, rriti koston e jetesës, mbylli shkollat, mbylli universitetet, e zbrazi Beratin dhe Shqipërinë nga të rinjtë. Por edhe 4 ditë dhe përgjigjën do ta marrë në kutit e votimit nga mbarë populli i Beratit, nga shqiptarët e bashkuar si kurrë me parë, demokratë e socialistë bashkë për ndryshim duke votuar për numrin 9..”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë