Ftesën e Edi Ramës për bashkëpunim, Lulzim Basha e interpreton si pranim të humbjes nga ana e kryesocialistit.
“Edi Rama e di që shqiptarët ja kanë mbyllur derën. Edhe ai e ka pranuar humbjen. Tani do të qeverisë me Alencën për Ndryshim por dua ti them nga Kombinati nuk ka ndryshim për shqiptarët pa u larguar Edi Rama”, deklaroi Basha.
Kreu i Partisë Demokratike ishte në një takim me qytetarët në Kombinat. Ai jo vetëm që foli me bindje se ndryshimi do të vijë, por tregoi edhe se si do të arrihet ky ndryshim.
“Do të vijë përmes përkushtimit, përmes ekipit, përmes Aleancës për Ndryshim. Votoni numrin 9 për ndryshim. Koha e Ramës ka mbaruar. Ka ardhur koha juaj! Koha e shqiptarëve. Vetëm ju e keni në dorë ndryshimin. Vetëm vota juaj do ta bëjë ndryshimin realitet. Ndaj, ju pyes, për të bërë ndryshimin e mundur për fëmijët tuaj, për familjet tuaja, për ju të rinj, për ndryshimin e mundur për ju, për prindërit tuaj. Çfarë do të votoni me datë 25 prill?”, u shpreh kreu i PD-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje