Politike

Basha: Rama ka premtime boshe, unë garantoj 110 mijë vende të reja pune

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në një biznes të madh në autostradën Tiranë-Durrës, për të shpalosur programin e tij për ekonominë.

“…Plani ynë trajton daljen nga kriza, por edhe masa afatgjatë. Sepse këtë krizë nuk e solli pandemia. Në këtë krizë na solli fakti që Edi Rama premtoi uljen taksave për 97% të shqiptarëve dhe sot 100% të shqiptarëve paguajnë taksa më të larta, tarifa më të larta, kosto 40% më të lartë e jetesës.

Vetëm nga taksat e rritura, kanë paguar 3 miliard euro në 8 vite, vetëm nga taksat e rritura…

Tani ka ditë për ditë që shpalos të tjera premtime boshe, s’ka mbajtur asnjë nga premtimet që u dha as sipërmarrjes, as prodhuesve, as sipërmarrjes së vogël, as qytetarëve. Dështimi është i prekshëm në çdo fushë dhe fatura e dështimit është e qartë për këdo”, tha Basha.

Kryetari i opozitës tha se vetëm PD mund të ofrojë një plan konkret.  

“110 mijë vende pune, është një angazhim konkret i cili është i lidhur me atë çfarë do të bëni ju nesër, se qeveria nuk mund të krijojë 110 mijë vende pune me një të rënë të lapsit, as me dekret, por duhet të marrë një sërë masash që të arrijë në nxitjen e punësimit dhe në punësimin e 110 mijë shqiptarëve.

E njëjta gjë me pagën minimale, 36 mijë lekë të reja në muaj. Kur e shpallëm, ky ishte, kryeministri që filloi ta tallte dhe ta përqeshte, sot e ka marrë dhe thotë do ta bëj unë.

Pati 8 vite kohë dhe nuk arriti dot as të indeksonte pensionet sa inflacioni. 2 muaj para se të largohet, propozimin tonë që e shau 2 vite me radhë, thotë do ta bëjë unë.

Ulja e taksave për biznesin është jetike në këtë plan për krijimin e vendeve të punës dhe për rritjen e pagave”, tha Basha, duke nënvizuar se ulja e taksës nga 15 në 9% do të jetë një çlirim për financat e sipërmarrjes shqiptare.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë