Në një mesazh me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kjo forcë i priu kthesës së madhe dhe ndryshimit. “Zanafilla e partisë tonë në lindjen e demokracisë në vend dhe vazhdon të jetë mburoja dhe garantuesja e lirive dhe demokracisë. PD lindi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa”, tha Basha. Ai deklaroi se Rama mori të gjithë pushtetet, solli dështim, rrënim, papunësi, varfëri, emigrim dhe në fund vrasje.
“Shqiptarët, edhe socialistë të ndershëm, e dinë se ka ardhur koha për ndryshim. Me Ramën, Shqipëria në depresion që ai të qeshë në Instagram. Të rinjtë nuk rrinë dot duarkryq para padrejtësisë dhe krimit shtetëror. Rinia meriton ndryshim, shpresë, mundësi, shans të ndërtojë jetën në vend. Bashkë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve, shpëtojmë dhe rimëkëmbim ekonominë”, tha Basha, sipas të cilit vota e 25 prillit do të jetë për të ndryshuar Shqipërinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje