Politike

Basha, Ramës: Refuzoj batutat bajate, me ato nuk qeveriset vendi

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas refuzimit publik të bërë nga ana e kryeministrit Edi Rama për paketën e masave për lehtësimin e biznesit dhe të qytearëve nga taksat. Me anë një të një statusi në Facebook deklaron se ” për çdo propozim ekonomik që kam bërë në dy rastet e fundit të emergjencave, pas tërmetit dhe tani për koronavirusin, kam patur parasysh se detyra numër një e qeverisë duhet të jetë shëndeti i qytetarëve shqiptarë kudo ku jetojnë anembanë vendit, dhe më pas, garancitë për kompensimin e këtij dëmi të madh si për qytetarët, ashtu edhe për ekonominë tonë në tërësi. Në fokusin tim kanë qenë dhe janë njerëzit, familjet e tyre dhe ekonomia”.

Image may contain: one or more people, bicycle, tree and outdoor


“Propozimet e mia janë të bazuara në dy parime bazë: “Mos kurse asgjë përpara shëndetit të njerëzve dhe rimëkëmbjes ekonomike të vendit”, dhe “Mos propozo kurrë diçka që nuk do ta bëje dot vetë”. Këto ditë jam në kontakt të vazhdueshëm me shoqatat e bizneseve, me biznese të vogla dhe të mesme. Janë këto grupe shtyllat e ekonomisë shqiptare, të cilat kanë nevojë të mbështeten në këtë kohë krize. Çdo vend po vepron kështu, duke vënë në dispozicion buxhetin e mjaftueshëm për përballimin e krizës dhe duke aplikuar politika fiskale dhe monetare në mbështetje të ekonomisë”, thekson lideri i PD-së.

Image may contain: 1 person, outdoor


Duke iu referuar masave të propozuara, kryedemokrati thekson se ato si lehtësuese u vijnë në ndihmë sipërmarrësve të vegjël, ashtu edhe punëtorëve. “Në fund të ditës, gjithsecili duhet të paguajë një qira mujore dhe të ushqehet. Ku do t’i gjejnë paratë për këtë, nëse nuk punojnë gjatë këtyre ditëve? Po për taksat që do të paguajnë tani në mars ku do t’i gjejnë paratë, kur bizneset janë mbyllur? Është jo njerëzore që të sillesh rreth e rrotull propozimeve tona apo të sulmosh opozitën në këtë periudhë. Propozimet tona janë realiste dhe të zbatueshme nëse ka mirëmenaxhim, kompetencë dhe transparencë”, shprehet Basha.

Image may contain: night and outdoor
Tirana ne karantine, foto e publikuar nga kryedemokrati Lulzim Basha


Ndërsa për refuzimin e paketës dhe replikën e Ramës, krydemokrati shprehet “me batuta nuk qeveriset vendi, nuk ushqehen njerëz, nuk shpëtohen biznese dhe nuk rimëkëmbet ekonomia”
“Sot Shqipëria ka nevojë të përballojë emergjencën shëndetësore që ka krijuar kriza e koronavirus. 120 milionë euro që shkojnë dëm me koncesionet, duhet të angazhohen në dy fusha kyçe: mbështetje sociale dhe fonde shtesë për shëndetësinë. Ndërkohë, të tjera PPP të padobishme dhe inefiçente duhet të anullohen dhe paratë t’i shkojnë për mbështetje fiskale dhe financiare biznesit që sot ka mbyllur dyert”, thekson kryedemokrati.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë