Gjatë takimeve në Peshkopi, Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se 25 prilli është dita për t’i hapur rrugë ndryshimit.
“Këto 8 vite ne kemi qenë bashkë për t’i bërë ballë bashkë dhe për të kundërshtuar bashkë lakmitë, zullumet, padrejtësitë që kanë rrënuar ekonominë e Dibrës dhe të Shqipërisë.
Që kanë shkatërruar ekonomitë familjare dhe kanë ulur kokën e prindërve shqiptarë para prindërve të tyre.
Nuk jemi mbledhur këtu për të shkuarën, por për të ardhëm të cilës do i primë më 25 prill. Sepse ai dhe ata që e morën peng Shqipërinë dhe Dibrën, ai dhe ata që morën peng ekonominë tuaj, mirëqenien tuaj, arsimin dhe shëndetësinë, ata janë një pakicë absolute që i kanë orët dhe ditët e numëruara…”, tha Basha.
“Dibra, vijoi ai, ka qenë universitet para se të kishte universitet”
“E pra, do ta kthejmë prapë universitetin. Arsimin, shtyllën e të ardhmes së fëmijëve tanë. Ndaj, e kotë është t’ju pyes pas 8 vitesh lëngatë edhe dimri, pas 8 vitesh premtimesh të pambajtura, grabitjesh dhe dështimesh, do t’ja hapni më derën të keqes? A do t’ia hapni më derën të keqes? A do t’i themi të gjithë bashkë të keqes ik? Së bashku t’i prijmë ndryshimit që kërkon Dibra dhe gjithë Shqipëria”.
Lulzim Basha u ndal edhe në Bulqizë, ku u angazhua se brenda 6 muajve do të miratojë statusin e minatorit.
“Brenda 6 muajve të parë qeveria ime do miratojë statusin e minatorit, sipas standardeve europiane. Kjo është më e pakta. Detyrimi më i vogël për sakrificën tuaj dhe të fëmijëve tuaj. Brenda 6 muajve të parë, në dialog të plotë me përfaqësuesit dhe sindikatat tuaja, statusi i minatorit do të jetë realitet…”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje