Politike

Basha: Sekuestrimi i inceneratorit fantazmë, hapi i duhur. Bardhi: Rruga për drejtësi për aferën Rama-Veliaj   

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka përshëndetur vendimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës që nuk u vu asnjëherë në punë.

 “Sekuestrimi i inceneratorit fantazmë të Tiranës është një hap i duhur për zbardhjen e këtij megaskandali korruptiv.

Shpreh mbështetjen e plotë dhe inkurajoj institucionet e drejtësisë të veprojnë pa asnjë hezitim kundër korrupsionit në nivelet e larta, kësaj gangrene që shkatërron vendet e punës dhe mirëqenien e shqiptarëve.

Qytetarët shqiptarë presin dhe meritojnë drejtësi, ata e dinë mirë që peshku qelbet nga koka!”, shkruan Basha në Facebook.

Pas Bashës reagoi edhe Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi.

“Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është vetëm hapi i parë, por i domosdoshëm, i rrugës për të bërë drejtësi për aferën korruptive të Edi Ramës dhe Erjon Veliajt. Paratë e vjedhura qytetarëve duhet të kthehen në buxhetin e shtetit.

Përgjegjësit për këtë aferë duhet të përballen me drejtësinë. SPAK është në rrugën e duhur për të berë realitet ndëshkueshmërinë e çdo zyrtari të lartë të korruptuar. Askush mbi ligjin është më afër se kurrë”, shkruan Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë