Politike

Basha: Shkatërrojmë monopolet, ulim çmimet e shportës

Duke iu referuar shifrave të Eurostat, Lulzim Basha vëren se çmimet e shportës ushqimore në Shqipëri në 7 vitet e Edi Ramës në pushtet janë rritur ndjeshëm.

“Shqipëria e treta për rritjen e çmimeve të shportës, Basha: Rama ka dështuar në 7 vjet, ne do të ulim çmimet e ushqimeve duke luftuar monopolet dhe klientelizmin”, shkruan Basha.

Kreu i PD vëren se nga të dhënat e publikuara nga EUROSTAT tregohet se Shqipëria ka rritjen më të madhe të çmimeve të ushqimeve në Europë.

“Gjatë 7 viteve të dështuara të Edi Ramës, çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë ngritur në stratosferë”, thotë ai.

Basha premton se me të ardhur në pushtet do të luftojë monopolet dhe klientelizmin dhe do të ulë çmimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë