Politike

Basha s’komenton protestën, por sulmon Ramën për 7 vitet si kryeministër

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk bëri asnjë koment për protestën e kësaj të enjte në Tiranë, por në mbrëmje përmes Twitter sulmoi Ramën për 7 vitet e qeverisjes së tij. Basha nuk komenton as dorëheqjen e Sandër Lleshajt.

“Pas 7 vitesh dështime dhe premtime të pambajtura, 7 vite mashtrime, vjedhje dhe dështime, 7 vite dhunë dhe terror ndaj familjeve shqiptare, 7 vite rrënim dhe manipulime, askush se beson më Edi Ramën. Boll më!”, shkruan Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë