Ndërkohë që policia ka rrethuar parlamentin, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbërritur në selinë e PD, ku ka dhënë edhe një prononcim për mediat.
Basha u shpreh se sot është një ditë historike, pasi mandatet i kthehen popullit.
Ai theksoi se efektet e para janë rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Ramës.
“Është një mesazh që duhet ta dëgjojë mirë Edi Rama dhe pupacët e tij në Ministrinë e Brendshme. Policia e Shtetit përbëhet nga burra e gra të keqpaguar. Shumë prej tyre kanë janë detyruar të paguajnë ryshfete të majme për të mbajtur vendin e punës. Sot ditë historike, mandatet i kthehen popullit. Sot do të bëjmë realitet djegien e mandateve parlamentare. Efekti i parë është rrethimi i parlamentit me gjemba dhe arratia e Edi Ramës nga Tiranë. Ne përmes bashkimit qytetar do të bëjmë të mundur që këto mos të jenë ngjarje të vetëm një dite, por të kthehen në zgjidhje politike”, deklaroi Basha.
Sot opozita ka thirrur qytetarët në protestën e dytë pas asaj të 16 shkurtit para Kryeminitrisë. Ndërkohë, që pas protestës së 16 shkurtit, Shqipëria ka hyrë në një situatë të re politike, pasi u përball me rastin e paprecedent të djegies së mandateve paralamentare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje