Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk komentoi kur kryeministri Edi Rama ndërmori një fushatë negativiste nga kandidatëve femra në listat e PD-së, ku dalloi ajo ndaj Grida Dumës. Por të martën në një postim në Facebook, Basha ka publikuar një video kolazh me disa nga momentet kur kryeministri Rama ka replikuar në mënyrë jo etkike me gazetaret femra.
“Imagjinoni një vajzë të vogël që kërkon frymëzim, me shpresën se një ditë do të jetë si modelet që ndjek.
Tani imagjinoni si ndihet kur sheh gratë që sulmohen me arrogancë…
Kur përqeshen… Kur ofendohen… Kur diskriminohen… Vetëm sepse bëjnë punën e tyre! Imagjinoni sikur ajo të ishte vajza juaj… Ky është mesazhi për të cilin ka nevojë? Vajza juaj po dëgjon dhe vota jote në 25 prill, mund të përcaktojë një tjetër model.
Voto për ndryshimin!”, thuhet në videon e publikuar nga Lulzim Basha.
Ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter.
“Lulëzim ofendimi, shpifja, harbutëria nuk ka gjini, është e pajustifikueshme pavarësisht nga gjinia e autorit! Kurse ti king vajzat e shqiptarëve ruaji nga Saliu, Likja e tërë harbutët e tu që lemerisin dynjanë kur hapin gojën dhe lëri montazhet prej skuthi!”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



Lini një Përgjigje