Duke cituar një raport të Gallup, Lulzim Basha shprehet se një në tre persona që largohet nga Shqipëri është një i ri i arsimuar. Arsyet e largimit, kreu i Partisë Demokratike i lidh plotësisht me keqqeverisjen.
“Sot shqiptarët largohen sepse kanë më pak mundësi për arsimim, dhe ata që arsimohen më pak mundësi për punësim. Me Edi Ramën janë promovuar ata që kanë rekorde kriminale dhe jo të rinjtë e mirëshkolluar. Taksat e larta të qeverisë Rama këto 7 vjet kanë marrë më shumë para nga xhepat e të rinjve se çdo qeveri tjetër, teksa korrupsioni nuk lë të ecin përpara ata që janë profesionistë të ndershëm”, deklaron ai.
Basha thotë se zgjidhja mbërrin me programin qeverisës së opozitës.
“Ne do të bëjmë gjithçka për t’i mbajtur në vendin tonë të rinjtë si krahun më vital të punës. Plani ynë do të mbështesë iniciativat e të rinjve, kushtet e duhura për punësimin dhe sipërmarrjet e tyre. Ata kanë plot ide, pasion dhe energjinë e duhur për t’i dhënë një hov të madh pozitiv zhvillimit të vendit. Ne do të çlirojmë tregun nga monopolet që ekonomia jonë të marrë frymë lirisht: me taksa te ulëta, investime në teknologji, dhe një politikë fiskale që mbështet punën”, vijon ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje