Politike

Basha: Të zhbëjmë paktin kushtetues Berisha-Rama të vitit 2008

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që synon të rikthehet në drejtimin e partisë, tha pas një takimi të zhvilluar me gratë demokrate në Tiranë, se është koha për ndryshim.  

”Unë e di që ndryshimi është i vështirë. Sakrifikova çdo gjë për të sjellë një model ndryshe, duke lënë mënjanë interesin personal, në interes të Partisë Demokratike dhe demokratëve, me shpresën se gjërat në familjen tonë politike do të shkonin më mirë. Por kjo nuk ndodhi! Pavarësisht premtimeve të bujshme për fitore të menjëhershme, baltës dhe akuzave shterpë të hedhura ndaj meje dhe kujtdo që mbron idenë e një Partie Demokratike në aleancë të ngushtë me perëndimin dhe në luftë ballore me korrupsionin, demokratët dhe shqiptarët panë se gjërat shkuan edhe më keq. Zgjedhësit refuzuan të zgjidhnin mes dy të këqijave.

Ndaj nuk mund të qëndrojmë më duarkryq! Duhet t’u japim njerëzve një alternativë, e cila nis me zhbërjen e paktit kushtetues Berisha-Rama të 2008-ës, që rezultoi si varri i demokracisë.

Propozimet tona për lista të hapura, për vetting-un e politikanëve, për kufizimin e mandateve të kryeministrit dhe votën e diasporës, janë mjete për t’u kthyer qytetarëve pushtetin që ju është hequr për të mbrojtur zullumet e politikanëve”, tha Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë