Në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në Lezhë, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ftoi punonjësit e administratës që të mos kenë frikë kur të votojnë.
“Dua të jap një mesazh të qartë dhe të drejtpërdrejtë për të gjithë punonjësit e administratës: mos kini frikë. Dilni masivisht të votoni për ndryshimin! I vetmi ndryshim për të cilin do të votoni është largimi i atyre që ju kanë përdorur dhe kthimi i dinjitetit, normalitetit dhe i mundësisë për t’i shërbyer ligjit dhe qytetarëve”, tha Basha.
Sipas tij, ora për ndryshim po vjen.
“Ora për t’ia kthyer Lezhën lezhjanëve po vjen. Ora për t’ia kthyer Shqipërinë shqiptarëve po afron dhe kjo do të ndodhë me votën tuaj masive ditën e Diel, 25 Prillin e ndryshimit duke votuar numrin 9. Për Lezhën, për prindërit tanë, për fëmijët e Lezhës, për zhvillimin, për fermerët, sipërmarrjen, peshkatarët, për ti dhënë fund monopoleve të cilat kanë pasuruar një grusht njerëzish ndërkohë që kanë zhytur në mjerim një popull të tërë, për ti dhënë fund masave si moratoriumi korruptiv për gjuetinë i cili ishte licenca për kanabizimin e Shqipërisë dhe sot është monopol i pushtetarëve. Do ta anulojmë dhe do t’ia kthejmë shqiptarëve të drejtat që ju takojnë në mbrojtje dhe në përputhje të plotë me parimet perëndimore, europiane të rruajtjes së faunës dhe florës”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje