Rreth orës 10:00 kryedemokrati Basha nisi marshimin nëpër qytetin e Peshkopisë. I shoqëruar nga ish-deputetët e Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi dhe Dhurata Çupi dhe drejtues vendorë të partisë, Basha ka trokitur në dyert e bizneseve të vogla. Po ashtu, gjatë bashkëbisedimit me banorë të zonës që e shoqërojnë nën thirrjet “Rama ik”, Basha ka kërkuar ndihmën e dibranëve për të çliruar vendin nga kriminelët dhe hajdutët në pushtet.
Ashtu siç ka vepruar edhe në turin e takimeve në qytetet e tjera, Basha e vu theksin te padrejtësitë që janë bërë nga keqqeverisja e qeverisë Rama. Zgjidhje të vetme për të larguar këtë sistem ai cilëson protestën masive të 16 marsit para Kryeministrisë, ndaj i fton të gjithë dibranët të vijnë në Tiranë.
“T’ua kthejmë Dibrën dibranëve dhe Shqipërinë shqiptarëve. Ne do të bëjmë që ambiciet dhe ëndrrat tuaja universitare të mos pengohen për asnjë moment dhe pa asnjë shkas të mos pengoheni për asnjë moment dhe pa asnjë shkas. Unë sot këtë padrejtësi nuk e zgjidh dot, por të ftoj më 16 mars në Tiranë që ta shembim këtë sistem. Unë një hap e kam bërë. Mandatet i dogjëm”, tha Basha mes të tjerash.
Lideri i PD-së teksa ka dëgjuar ankesat e banorëve dhe tregtarëve të vegjël thekson se në këtë qytet ua ka vështirësuar punët lidhja e politikës me elementët kriminalë.
“Merri mollët me vete dhe t’ia hedhim në surrat dhe në fytyrë. Merri me vete më 16 mars. As Enver Hoxha nuk e ka bërë këtë. Kjo nuk është Dibra e Dibranëve, por e Ymer Lalës. Dibrani ka qenë zot shtëpie, por sot nuk jeni. Janë Edi Rama dhe Ymer Lala.
Po iu them hapur, sepse jam nip Dibre. Me ndihmën e krimit ua mori bashkinë. Ka ardhur koha për t’i këput kokën krimit në Tiranë. Kjo nuk është qeveri, por kjo është bandë. Do ta rrëzojmë me të gjitha rrugët dhe mjetet”, shprehet Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje