Në forumin “Perspektivat për një të ardhme evropiane të vendit”, organizuar nga organizuar nga Fondacioni Konrad Adenauer dhe Akademia Politike, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha kishte një thirrje të drejtpërdrejtë për BE-në dhe SHBA.
“…Sot, në listën e Partisë Socialiste, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ka prapë persona me rekorde të zeza kriminale, përfaqësues dhe bosë të krimit të organizuar. është fare e qartë dhe unë pres, që Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të flasin qartë dhe prerë për këtë sot, jo pas zgjedhjeve.
Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë në konflikt me interesin, me procesin e Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky proces do të thotë më shumë transparencë…”, tha Basha gjatë forumit.
Kryetari i demokratëve u angazhua që pas 25 Prillit, në rast fitoreje, PD-ja do të fuqizojë legjislacionin anti-mafia.
“Ndërmend tani raportin e Departamentit të Shtetit për pastrimin e parave që ishte i ashpër por i vërtetë, që tregon dështimin e Shqipërisë për shkak të korrupsionit në të gjitha nivelet dhe se pastrimi i parave është bërë një problem ekzistencial për sigurinë tonë dhe begatinë, prosperitetin tonë. Kjo është arsyeja sepse një nga prioritetet tona do të jetë një paketë e re ligjore dhe zbatimi i saj tërësor nën mbikëqyrjen europiane dhe me mbështetjen dhe bashkëpunimin më të madh të mundshëm me partnerët europiane. Pjesëmarrës të nderuar, sfidat dhe sprovat që janë përpara nesh janë vërtet të mëdha, por po kaq i madh është dhe potenciali i vendit tonë…”, tha ai
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje