Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u ndal në Vorë në një takim me biznesin e vogël.
“Ditën e djeshme, Edi Rama, Arben Ahmetaj dhe Erjon Veliaj bashkëpronarët e inceneratorëve dhe landfillit të Sharrës, bashkë me bandën e Lushnjës dhe Klodian Mërtirin e famshëm, i kanë paguar këtij të fundit, pra edhe vetes së tyre plot gjysëm milionë euro, nga taksat tuaja, nga taksat e banorëve të Vorës dhe gjithë Shqipërisë të cilët po varfërohen ditë për ditë dhe thika po u shkon në palcë. Gjysëm milion euro”- tha Basha gjatë takimit me përfaqësues të biznesit të vogël.
Basha tha se në një bashkëbisedim me sipërmarrës, njëri prej tyre i kishte thënë se ishte detyruar të largonte këto kohë afro 140 kryefamiljarë nga puna
“Ramavirusi ka shkatërruar ekonominë me themel. Natyrisht nuk mund të bëj me faj asnjë qeveri, as këtë qeveri për pandeminë, por pandemia nxori zbuluar para çdo shqiptari rrënjët e së keqes…
Sot është festë për Klodian Mërtirin, për partnerët e tij të njohur botërisht në mediat shqiptare që vazhdojnë çensurojnë çdo denoncim të opozitës dhe timin për këtë aferë të tmerrshme mafioze. Është ditë feste për partnerët e tij, nga Edi Rama e Arben Ahmetaj tek Erion Veliaj me shokë, sepse dje kanë marrë 500 mijë euro e kusur nga taksat e shqiptarëve…”, tha Basha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje