Politike

Basha: Vettingu në politikë kthen pushtetin tek qytetarët

Duke shpërndarë një raport të fundit mbi të dhënat pesimiste të vendit për indeksin e zbatimit të ligjit por edhe luftës ndaj korrupsionit, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha komentoi në Twitter se Shqipëria po kapet nga korrupsioni dhe se zgjidhja është pastrimi i politikës.    

“Në sytë e shqiptarëve dhe mbarë botës, Shqipëria është një shtet i kapur nga korrupsioni, ku fuqia e pushtetit rritet, ndërsa mirëqenia e qytetarëve vetëm bie. Që pushteti t’u kthehet qytetarëve, duhet të marrë fund pandëshkueshmëria e politikanëve të korruptuar, duhet pastruar politika nga abuzuesit që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, duhet një orë e më parë”, shkruan Basha në Twitter


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë