Një ditë para Kuvendit Kombëtar të PD-së, kryedemokrati Lulzim Basha ka shpërndarë një video-mesazh, ku shprehet se nesër do të zgjidhet e ardhmja e Partisë Demokratike.
Kuvendi Kombëtar i PD vjen vetëm një javë pas atij të thirrur nga Sali Berisha, ku u votua për shkarkimin e Bashës si dhe gjithashtu u ndryshua statuti i PD-së. Të shtunën, në të gjithë degët e PD në rrethe do të mbahet referendumi për shkarkimin e Bashës, vendim i dalë nga Kuvendi i Berishës. Megjithatë Basha ka deklaruar se nuk njeh asnjë vendim të dalë nga ky Kuvend.
Shpallja e Sali Berishës “non grata” nga SHBA, solli përplasje brenda partisë demokratike, ku deputetët dhe anëtarët e kësaj partie u ndanë në dy pjesë, në mbështetës të Sali Berishës një lideri historik të kësaj partie dhe në mbështetës të Lulzim Bashës i cili aktualisht mban vulën dhe kryesimin e PD-së.
Berisha, përveç “betejës” që nisi me SHBA për heqjen e “non grata”, paralelisht nisi edhe një “luftë” të brendshme në PD për shkarkimin e Lulzim Bashës, që sipas tij u realizua në Kuvendin Kombëtar të PD-së të thirrur nga vetë ai, më 11 dhjetor.
Por Berisha nuk është ndalur këtu, pasi më 18 dhjetor ka thirrur një referendum për shkarkimin e Bashës nga anëtarët e partisë.
Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë mjaft vendimtare për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje