Politike

Basha vlerëson me “zero” SPAK-un: Vettingu i politikanëve, një test për të

Propozimi i Partisë Demokratike për vettingun e politikanëve ja ngarkon këtë detyrës SPAK-ut. Basha e sheh këtë si një mundësi që opozita po i jep kësaj strukture që të ngrihet në lartësinë e detyrës.

Në vlerësimin e Bashës, puna e SPAK deri më tani është “zero”.

“Puna e SPAK deri më tani është zero. Janë investuar milionat e taksapaguesve, amerikanë, europianë dhe shqiptare”, tha Basha.

Sipas Bashës, ky është momenti që të ndahet “shapi nga sheqeri” dhe SPAK ka në dorë të tregojë veten.

“Të marrë si fillim këta 200 e sa politikanë të lartë dhe t’i fusë në sitën e kontrollit të imtësishëm sa i përket lidhjes me krimin e organizuar, familjarëve, apo personave të tretë. Ajo që duhet është vullneti politik dhe ky është vullneti i PD-së. Këtë detyrë ja kalojmë SPAK. Funksionimi i të cilit është në provë”, u shpreh Basha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë