Kryetari i Partisë Demokratike përshëndet deklaratën e delegacionit të Këshillit të Europës, pas vizitës që ata bënë në disa ditë më parë në Tiranë, si pjesë e misionit faktmbledhës.
“Përshëndes deklaratën e Misionit të KiE që ritheksoi se në 30/06 nuk pati zgjedhje, se pushteti vendor sot nuk është pluralist, dhe as i qytetarëve. Beteja më jetike sot është për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për t’i kthyer qytetarëve qeverisjen legjitime qendrore dhe vendore”, shkruan kryedemokrati në rrjetet sociale.
Delegacion i nivelit të lartë nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale të Këshillit të Evropës, i përbërë nga Presidenti i Kongresit Anders Knape, Presidenti i Dhomës së Rajoneve, Gunn-Marit Helgesen dhe Presidenti i Dhomës së Autoritetet Lokale, Xavier Cadoret realizoi një mision në Tiranë nga 4 deri në 6 shkurt për të parë situatën aktuale të demokracisë vendore në Shqipëri, në veçanti kundër sfondit të zgjedhjeve lokale të mbajtura në 30 qershor 2019.
Ata zhvilluan takime me presidentin Ilir Meta, kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla, kryedemokratin Lulzim Basha, si dhe me përfaqësues të OJQ-ve, kreun e KQZ-së, etj. Presidenti i Kongresit Knape në deklaratën e dhënë rikapituloi nevojën që Shqipëria të ndjekë kursin e reformës. “Nuk ka demokraci funksionuese në nivelin e Shtetit pa një demokraci pluraliste dhe të gjallë në nivelin lokal. Kongresi do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për konsolidimin e vetëqeverisjes territoriale me anë të krahasimit dhe bashkëpunimit të synuar. Forcimi i konsultimeve midis qeverisë qendrore dhe nivelit lokal dhe luftës kundër korrupsionit janë të një rëndësie të veçantë për Kongresin në këtë drejtim “, tha Knape.
Ndërsa presidenti Dhomës së Rajoneve të Kongresit, Gunn-Marit Helgesen deklaroi se “Për fat të keq, zgjedhjet lokale të vitit 2019 nuk ishin të favorshme për forcimin e demokracisë lokale në Shqipëri, por kanë çuar në më pak pluralizëm në bashki dhe në një erozion të mëtejshëm të besimit të qytetarëve në institucionet e këtij vendi”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje