Politike

‘Bashkë Fitojmë’ merr Mirditën dhe Pukën

Nga Gazeta Si- Bashkinë e Mirditës e ka fituar kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Albert Mëlyshi me 55% të votave (6355) duke mposhtur socialistin Ndrec Dedaj që mori 45% të votave (5160).

Edhe në Pukë koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” fitoi me kandidatin Rrok Dodaj me 58% të votave kundrejt 42% të votave që mori kundërshtari i tij Gjon Gjonaj i PS-së.

Dodaj ka reaguar në Facebook pas fitores, duke shkruar se qytetarët e Pukës ndëshkuan me votë arrogancën dhe triumfoi qytetaria.

“Nga sot, Puka dhe njësitë e saj, i dhanë vetes dimensionin kuptimplotë të lirisë, pasi ndëshkuan me votë arrogancën si model drejtues! Sot ka fituar qytetaria, ka fituar dimensioni i njeriut të thjeshtë”, shkruan Dodaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë