Politike

Bashkëbisedimi Varhelyi-Rama online/ Presim që Shqipëria të përparojë në BE

Oliver Varhelyi, Komisioneri për Zgjerimin ka zhvilluar një bashkëbisedim online me kryeministrin Edi Rama.

Vetë Varhelyi ka bërë të ditur lajmin e takimit, nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twiter” ku thekson se pret që Shqipëria të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

“Një takim virtual me kryeministrin Edi Rama. Diskutuam për punën që vijon për të finalizuar kornizat negociuese, mbështetjen në luftën kundër COVID-19 si dhe përgatitjet për samitin e Sofjes, javën e ardhshme. Presim që Shqiperia të përparojë në rrugën drejt BE-së”, shkruan Varhelyi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë