Politike

Bashkëpunim me Ilir Metën në të ardhmen? LSI reagon pas deklaratave të Lulzim Bashës: Të jetë i sigurt se nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha në një intervistë televizive ku la të hapur mundësinë e bashkëpunimit me Ilir Metën në të ardhmen pas përfundimit të mandatit si President dhe rikthimit të tij në politikë.

Ndërkohë që kryedemokrati Basha la një shteg të lirë bashkëpunimi duke u shprehur “nëse ndan axhendën tonë politike”, Petrit Vasili me reagimin e tij në rrjetet sociale e mbyll përfundimisht këtë shteg dhe thotë:

“Lulëzim Basha të jetë i sigurt se nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër më në jetën e tij as të gënjejë dhe as të presë në besë Lëvizjen Socialiste për Integrim”.

“Lulzim ti je vetëm një skllav pa shërim i rilindjes dhe do të përfundosh si një limon i shtrydhur i saj”, shkruan Vasili.

REAGIMI I PLOTE I PETRIT VASILIT

Lulëzim Basha të jetë i sigurt se nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër më në jeten e tij as të gënjejë dhe as të presë në besë Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Lulzim tregoju demokratëve se përse nuk pranove që LSI të kishte një anëtar në komisionin hetimor për aferën e shekullit, atë të inceneratoreve, megjithëse LSI kërkoi dhe insistoi edhe me kërkesë zyrtare me shkrim që të merrte pjesë në komision.
Se nuk të la padroni yt Edi Rama.

Lulzim tregoju demokratëve se përse sa herë ne dilnim në konferenca shtypi për të denoncuar me emra dhe me dokumente aferën e inceneratorëve, ndërsa ti dilje menjëhere paralelisht për të spostuar vëmendjen në tema të tjera dhe kurrë nuk i mbështete denoncimet e fakteve tronditese të inceneratoreve të bëra nga LSI.

Lulzim ti je vetëm një skllav pa shërim i rilindjes dhe do të përfundosh si një limon i shtrydhur i saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë