Ne rrjet

Bashkimi Europian pa vendim të përbashkët për përdorimin e Astrazeneca

Ministrat e shëndetësisë të Bashkimit Europian u mblodhën për të rënë dakord për nxjerrjen e një udhëzimi të përbashkët mbi përdorimin e vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19, por edhe pse diskutimi zgjati më shumë se tre orë, vendet anëtare nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët.

Pavarësisht thirrjeve për koordinim në të gjithë vendet anëtare për të adresuar hezitimin e publikut për bërjen e vaksinës së kompanisë britaniko-suedeze.

Ministrat mbajtën një takim të jashtëzakonshëm virtual menjëherë pasi Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ndryshoi udhëzimet e saj për vaksinën pasi gjeti lidhje të mundshme me rasteve të rralla të mpiksjes së gjakut me vaksinën. megjithëse tha se avantazhet e vaksinës ende i tejkalojnë rreziqet.

Para takimit, ministrat u nxitën nga Portugalia, presidenti aktual i Këshillit të BE-së, kërkoi nxjerrjen e një rekomandimi të përbashkët për përdorimin e vaksinë. Por ministrat mbajtën qëndrime të ndryshme, me disa vende që kërkuan vazhdimin e vaksinimit me dozat e Astrazenecas vetëm për grup mosha të caktuara, ndërkohë që të tjera kërkonin ndalimin e saj.

Një zyrtar i BE tha se bisedimet do të vazhdojnë në takimet e ardhshme. “Ne presim që ky njoftim nga EMA të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm jo vetëm në planet tona kombëtare të vaksinimit, por edhe në besimin e qytetarëve tanë në vaksinat kundër Covid-19”, paralajmëroi Portugalia në letrën e saj për ministrat të Martën.

BE po lufton me një shpërndarje të ngadaltë të vaksinave të shkaktuara nga problemet e furnizimit dhe nga ndryshimet e përsëritura në përdorimin e goditjes AstraZeneca, të cilat kanë rritur hezitimin e vaksinave.

“Harmonizimi në një nivel europian do të jetë thelbësor për të ndaluar përhapjen e keqinformimit,” shtoi letra. “Është thelbësore që të ndjekim një qasje të koordinuar europiane. Një qasje e cila nuk ngatërron qytetarët dhe që nuk ushqen hezitimin e vaksinave” u tha ministrave në takim Komisionerja e Shëndetësisë Stella Kyriakides.

Por vendet e BE-së po rekomandojnë kufizime të ndryshme moshe për përdorimin e vaksinës, edhe pse EMA nuk rekomandoi asnjë kufizim për shkak të mungesës së të dhënave.

Gjermania ka kufizuar përdorimin e vaksinës AstraZeneca për njerëzit mbi 60 vjeç dhe grupet me përparësi të lartë dhe komisioni rekomandoi që njerëzit nën 60 vjeç që kanë marrë dozën e parë të Astrazeneca, duhet të marrin një vaksinë tjetër për dozën e tyre të dytë.

Gratë nën 60 vjeç që kanë kryer vaksinën AstraZeneca kundër koronavirusit duket se rrezikojnë më shumë nga trompoza. Sipas Christian Bogdan, një anëtar i Komitetit Gjerman të Vaksinimit, rreziku për gratë e moshës 20 deri 59 vjeç është 20 herë më i lartë se normalja.

Franca dhe Belgjika thanë se vaksina duhet t’u jepet vetëm njerëzve të moshës 55 vjeç e lart. Në Finlandë ajo jepet vetëm për njerëzit e moshës 65 vjeç e lart. Vendet e tjera të BE-së aktualisht nuk kanë vendosur kufizime për vaksinimin .

Në fund të janarit, Gjermania dhe Franca rekomanduan që vaksina AstraZeneca t’u jepet vetëm njerëzve nën 65 vjeç, dhe Italia dhe Spanja fillimisht e këshilluan atë vetëm për qytetarët nën-55 vjeç, sepse i konsideruan të dhënat e provave klinike për të moshuarit të jenë të pamjaftueshme. Vaksina u pezullua gjithashtu për një kohë të shkurtër në mars në disa vende të BE pasi u shfaqën rastet e para të mpiksjes së gjakut.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë