Erion Veliaj nuk është vetëm kandidati i PS-së për bashkinë e kryeqytetit, por ai është shefi politik i partisë në pushtet për qarkun e Tiranës. Në këtë qark përfshihen pesë bashkitë Tirana, Kamza, Vora dhe Rrogozhina. Prej ditësh Veliaj ka ndalur fushatën në Tiranë, duke u fokusuar në fushatën në bashkitë që njihen si bastione të PD-së, apo ku dominon më shumë elektorati i djathtë.
Rrogozhina dhe Kavaja janë dy qytetet ku kryesisht Veliaj po kryen një fushatë intensive dhe kjo brenda një harku kohor të shkurtër. Si drejtues politik i fushatës elektorale, Veliaj duket se ka një bast politik për të fituar sa më shumë bashki të mundshme. Por gara duket e vështirë veçanërisht në Kamëz, Vorë dhe Kavajë, pasi këtu janë edhe pritshmëritë e opozitës. Kamza njihet si e djathtë, ndërkohë që edhe Kavaja, edhe pse prej disa mandatesh është fituar nga PS-ja, e djathta ka një ndikim të fuqishëm. Vetë Veliaj në krahasim me drejtuesit e tjerë politik socialistë të qarqeve po e zhvillon fushatën ndryshe, duke u paraqitur në takimet elektorale dhe të zhgënjyerit e PD-së që i janë bashkuar socialistëve për zgjedhjet e 14 majit.
Një tjetër armë që Veliaj po përdor, ashtu si edhe Rama, është edhe ajo duke i berë thirrje të djathtëve të mos të votojnë për koalicionin Bashkë Fitojmë, pasi vota e tyre shkon për partinë e Ilir Metës. Pikërisht kjo lloj fushate pritet të ketë ndikim te elektorati i djathtë, i cili është i dyzuar më 14 maj, pasi ekziston një PD e ndarë në dy pjesë, e përfaqësuar nga Berisha dhe Alibeaj.
Nuk dihet ende nëse Veliaj e ka këtë si një bast personal për fitimin e të pesë bashkive të këtij qarku ndaj kryesocialistit Rama, por një fitore e sa më shumë “kalave” opozitare do t’ia forcojnë më tepër pozitat e tij në Partinë Socialiste. Gara ne PS është edhe rezultati i 12 shefave politik në qarqe, se sa shumë bashki do të fitojnë, një llogari që do të kryhet në fund pas 14 majit nga Kryesia e socialistëve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje