Futboll

Bastet në Angli, Solskjaer trajneri i parë që shkarkohet në Premier League

Në Angli vihet bast për gjithçka. Bastvënësit anglezë janë gjithmonë duke punuar dhe kush dëshiron të vërë bast, i ka gati parashikimet e tyre. Sipas të përditshmes spanjolle “As”, portali i basteve “Star Spreads” ka bërë një analizë të detajuar të sezonit të ardhshëm të Premier League. Dhe ka arritur në konkluzionin se Ole Gunar Solskjaer do të jetë trajneri i parë që do të shkarkohet nga detyra në Premier League.

Kampionati anglez nis më 9 gusht dhe bastvënësit kanë analizuar me shumë hollësi tendencën dhe precedentët e sezoneve të fundit për të kuptuar lëvizjet në stolat e skuadrave pjesëmarrëse. Sipas kësaj analize, ka shumë mundësi që trajneri norvegjez të shkarkohet në muajin nëntor. Ka 21% mundësi të ndodhë kështu, ndërsa përqindja që trajneri Solskjaer të largohet nga detyra para kohe llogaritet me 46%. Arsyet? Problemet e Mançester Junajtid në këtë moment dhe fushata e blerjeve aspak efiçente.

Trajneri i Mançester Junajtid, Ole Gunar Solskjaer

Në klasifikimin e trajnerëve me më shumë mundësi shkarkimi nga detyra, pas Solskjaerit vijnë Hodgson i Kristal Palasit me 40%, Smith i Aston Vilaës me 38%, Uilder i Shefilld Junajtid me 36%, Farke i Noruiç Sitit me 34% dhe Poter i Brajtonit me 24%.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë