Futboll

Bastet, pezullohet 10 javë mbrojtësi i Anglisë dhe Atletiko Madrid

Një surprizë e hidhur nën “pemën e Krishtlindjeve” për Atletiko Madridin dhe trajnerin e saj, Diego Pablo Simeone. Mbrojtësi Kieran Tripier është pezulluar për 10 javë dhe është gjobitur me shumën e 70 mijë stërlinave nga FA (Football Association). Hetimi kishte nisur në maj, me akuzën e thyerjes së rregullave në lidhje me bastet sa i takon transferimit të tij nga Totenhemi tek Atletiko Madrid në qershor të 2019-ës.

Trajneri Simeone humbet kështu mbrojtësin e krahut të djathtë deri në ditët e para të marsit, një mungesë e gjatë dhe e rëndësishme për klubin spanjoll, që ka objektiva madhorë në kampionat dhe Europë. Tripier do të mungojë në 11 ndeshje kampionati dhe për ndeshjen e parë të 1/8-ve të Ligëss ë Kampionëve ndaj Çelsit. Ai mund të kthehet në derbin me Realin më 7 mars 2021.

Tripier me fanellën e Anglisë. Gazeta Si, 23 dhjetor 2020

Futbollisti 30-vjeçar ka thënë gjithmonë se është i pafajshëm dhe ka bashkëpunuar me FA-në, por mund të ngushëllohet me faktin se nuk ka marrë një ndëshkim të rëndë si bashkombasi i tij, Daniel Starrixh, i cili marsin e kaluar u pezullua për 4 muaj për të njëjtën akuzë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë